Δευτέρα 20 Μαΐου 2013

Albanian Orthodox Community in South-Slavia/Skopje


Kryetari i nderit i Shoqatës ‘Josif Bageri’, i cili është edhe bashkë-organizator i manifestimit, Branko Manjollovski, me lot në sy falënderoi organizatorët për këtë aktivitet, duke kërkuar nga ata që përfundimisht në FYROM, të ngritët edhe çështja e shqiptarëve ortodoks.
Simpozium shkencor kushtuar Josif Bageri-t
Kryetari i nderit i Shoqatës ‘Josif Bageri’, i cili është edhe bashkë-organizator i manifestimit, Branko Manjollovski, me lot në sy falënderoi organizatorët për këtë aktivitet, duke kërkuar nga ata që përfundimisht në FYROM, të ngritët edhe çështja e shqiptarëve ortodoks.
Me rastin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në USHT, është organizuar një simpozium shkencor për jetën dhe veprën e patriotit shqiptar Josif Bageri nga Reka e Epërme e Gostivarit, i cili ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë kombëtare.
Ai ishte poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare, u tha mes tjerash në këtë simpozium.
Kryetari i nderit i Shoqatës ‘Josif Bageri’, i cili është edhe bashkë-organizator i manifestimit, Branko Manjollovski, me lot në sy falënderoi organizatorët për këtë aktivitet, duke kërkuar nga ata që përfundimisht në FYROM, të ngritët edhe çështja e shqiptarëve ortodoks.
“Unë isha si delja e humbur, por falë juve u gjenda sërish. Më thotë njëri çka të duhet bre ty shqiptarizmi, pse ndërron. I thash jo jo nuk ndërroj unë, unë kam qenë I ndërruar deri tani, unë vetëm se u ktheva në vendin tim. Un kam të flas me mia vjet por falë Iu qofsha juve dhe perëndisë që mbërrita ta shoh këtë dit, e atë që dua të them unë e tha Josif Bageri” Branko Manjollovski, kryetar nderi i Shoqatës “Josif Bageri”.
Ndërsa zëvendëskryeministri Ademi, në fjalimin e tij është shprehur se nuk është gabuar aspak që është marrë vendim për vendosjen e bustit të këtij rilindësi në qendër të Shkupit.
“Kur flasim për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve patjetër të përmendim edhe ngritjen e memorialëve dhe varrezave të dëshmorëve, gërmimet arkeologjike në Kala, Shkup e Tetovë, vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut në Shkup , por edhe vendosjen e busteve në Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit por edhe bustin e personazhit që i kushtohet ky simpozium shkencor Josif Bagerit.
Sot po bindem që ne jo vetëm që arritëm të ndryshojmë karakterin një etnik të projektit të vitit 2008 Shkupi 2014, por plotësisht kemi pasur të drejtë që jemi përcaktuar pikërisht për bustin e të madhit Josif Bagerit që të vendoset në qendër të Shkupit”, tha Abdylaqim Ademi, zv/ kryeministër.
Josif Bageri u lind në vitin 1870 në fshatin Nistorvë, i cili në atë kohë administrativisht i takonte sanxhakut të Dibrës, kurse tani – rrethi i Gostivarit. Organizatorët e këtij simpoziumi për nesër kanë paraparë edhe një vizitë në vendlindjen e Bagerit në Nistrovë. Bashkim Sulejmani

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου